2007, Frederik Ndoci, ku merr kuptim shprehja “guri i rëndë në vend të vet”

Premte, 27 Prill 2018 16:32

Dossier/Shqipëria në Eurovizion

Frederik Ndoci erdhi enkas nga SHBA, se iu premtua çmimi i parë në Festivalin e 46 –të Këngës në RTSH (kjo u fol e përfol në shtyp) dhe, automatikisht, do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizionin e Finlandës në maj 2007. Ndoci, me një karrierë të gjatë artisti9ke si aktor dhe këngëtar, që në fillim të viteve 80-të, fitues i Festivalit  të Këngës edhe në 1989, ishte artisti i radhës, së bashku me ish-bashkëshoreten,  bëri një interpretim të mirë, në Eurovision, por që nuk ngjiti edhe aq te kritika dhe publiku. Ai u prezantua me këngën “Balada e Gurit” e përshtatur në anglisht me titullin “Hear My Plea” me kompozim të Pandi Laços dhe Adi Hilës, e cila u këndua në të dy gjuhët, shqip dhe anglisht. Por, si një vit më parë, askujt nuk i bëri përshtypjas shprehja “Guri i rëndë në vend të vet”, përveçse në Shqipëri, në një kohë kur emigracioni masiv është kthyer në sëmundje. Kënga zuri vendin e 17 nga 28 vende, duke humbur shanset për në Finalen e madhe. Dyshja Hila- Laço ishte hera e dytë që përfaqësonin Shqipërinë në Eurovizion dhe nuk përfundon me kaq... Në këtë festival fitoi këngëtarja serbe, Marija Serifovic, kështuqë Eurovizioni i radhës ishte në Serbi.

Frederik Ndoci: “Ky festival ishte një zhgënjim i madh, jo vetëm për mua por edhe për shumë pjesëmarrës të tjerë. Ndryshe e kisha menduar dhe ndryshe më doli. Për mendimin tim, dhe të shumë kolegëve të mi, në këtë festival nuk vlerësohet këngëtari më i mirë, prandaj disa shtete evropiane e kanë braktisur atë, madje shumë këngëtarë të njohur nga Evropa nuk dëshirojnë të marrin pjesë.”

F.SLATINA

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 16:38

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...