×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çun Lajçi, artisti i nderuar i shqiptarisë dhe poet i madh

Diel, 29 Prill 2018 16:16



NGA AHMET PRENÇI

E mbarova së lexuari librin tand të fundit, “Bekim i plisit të Moisiut”. S’kam fjalë për të thënë se n’labirinte pa fund m’ke shti. Po mundohem të radhis disi ca ndjesi shpirtërore! Gjithë kohën që lexova, jetova me ty, Çun i madh i artit shqipëtar. Brodha në fëmijërinë tande, n’Drelaj, n’Çakorr e në bjeshkët mahnitëse të Rugovës; në hallet e dertet tuaja, në karierën e artit dhe bisedova bukur e amël me gjithçka tanden që aq vërtetësisht, aq thjesht, i thua me plot talent, art, shpirt, atëdhetari, lot… Gjithçka gjeta në këtë liber megjithse mbaron shumë shpejt. Është një kronikë e fortë, drithëruese e jetës tuaj, por është po aq e rëndësishme edhe për Kosovën tonë.
Është një vepër që më e randësishme do të bëhet kur nuk do jemi në këtë botë as unë, as ti dhe as bashkëkohësit tanë. Është një monument shpirtëror dhe historik për brezat. Ndihem shumë i nderuar që në këtë vepër je kujtuar të shkruash diku dhe emrin tim. Faleminderit me shumë mirënjohje! Kur e pash, në fakt, u befasova dhe u rrënqetha krejt. Isha komplet i zhytur në ngjarjet e jetës tuaj, të pasqyruara në mënyrë të vërtëtë, brilante, me shumë klas e ambëlsi. Nuk asht një trill letrar ky roman, por një realitet me personazhe realë e vende konkrete, përshkruar me aq mjeshtëri e dramë. Libri është shumë i çmuar për mua. Librat tuaj zënë tashmë ballin e biblotekës time bash ngjitur me poezitë e Azem Shkrelit të madh, të cilit, aq bukur e ke përshkruar largimin në orientin e përjetëshëm. Nuk jam kritik letrarë që të bëj një analize profesionale, por nuk mund të rrija pa t’i kushtuar këto radhë në shenjë falenderimi për mua dhe gjithkënd që e lexon.
Shpesoj në Zot që shpërthimi letrar i juaj, të vazhdojë me vepra të tjera. Për këtë jam i sigurt dhe shpresë plot. Mos harro! Premton krejt n’fillim të librit Çun! “Po nis me shkrua pa fillim e ndoshta as pa mbarim…”Miku im i nderuar, shkrimtari Besnik Mustafaj më foli shumë për këtë liber pasi ai ishte ndër të parët që e kishte lexuar dhe unë vetëm e dëgjoja tërësisht i befasuar. Tani që e përfundova do të shkoj ta takoj për t’i thënë se kishte shumë të drejtë në vlerësimet e tij shumë mjeshtërorë. I jam mirënjohës Besnikut t’Mustafajve (siç e thua ti ☺), që më krijoi mundësinë të të njoh nga afër e të kem tashmë veprën tënde pjesë të shpirtit tim dhe për mik, Mjeshtrin e Madh të Kombit, Çun Lajçin.Me shumë mirënjohje, nderim e konsideratë,Ahmeti.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 16:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...