Ministria e Kulturës po shkatërron institucionet, artistët përballë injorancës...

Hënë, 30 Prill 2018 12:55

Asgjë nuk po funksionon siç duhet. Pseudoreforma e ministres së kulturës po jep frutet e veta. Të ndërrosh vetëm drejtorin nuk është reformë. Asgjë tjetër nuk ka bërë kjo ministri e vetë Kumbaro në mandatin e saj të dytë. Më konkretisht:

Teatrin Kombëtar protestat vazhdojnë. Artistët janë të pasigurt për “reformën” dhe godinën. Ministria nuk del dot para tyre e të gjejë zgjidhjen, pasi “zgjidhjen” e ka vetëm Rama në dorë.

Artistët e Cirkut Kombëtar protestojnë sepse mendohet që Cirku Kombëtar të kalojë me bashkinë, mund të përgjysmohet trupa dhe nuk dihet fati i Cirkut. Thuhet se do të shkojë dhe te Liqeni, por ende nuk ka asgjë konkrete, dhe artistët vijojnë punën edhe pse nuk dinë asgjë se çfarë do të ndodhë nesër.

TKOB vijon arratinë e tij dhe herë pas here gjen skenën e Pallatit të Kongreseve. Artistët mezi shkojnë në “punë” dhe veprat e tyre janë thjesht sa për të mbushur kalendarin.

Teatri i Kombëtar i Fëmijëve është në pikën e tij më të ulët, pasi nuk ka shfaqje dhe vijojnë sherret e mëritë mes artistëve.

Biblioteka Kombëtare vijon “pushimet”, nuk shërbehet si më parë, me raste, që pas zjarrit “aksidental” që dogji fonde të konsiderueshme por që nuk e çan kokën njeri e askush nuk mbanë përgjegjësi. Bëhen ca aktivitete formale që nuk janë objekti i saj i mirëfilltë, por ndihmëse.

GKA ka një kalendar që punon, me ekspozita të parashikuara, por nuk ka asnjë investim serioz në salla, në mirëmbajtje apo restaurime e muze.

Pra sot jemi në një gjendje që institucionet po shkojnë në rrënim, të lëna pa investime, pa buxhet, pa infrastrukturën e duhur, sepse ndër vite kanë munguar politikat e duhura. Kanë munguar paratë për institucionet e artit nga Ministria e Kulturës, zëri i artistëve asnjëherë nuk është dëgjuar dhe është bërë një monolog nga Ministria e Kulturës dhe jo një dialog me artistët. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk ka pas dialogun e kërkuar me artistët, nuk ka pasur transparencë në atë ministri në një kohë që dhe ligji për artin dhe kulturën u përgatit pa u zhvilluar konsultime me artistët.

Në institucione ka mungesë menaxhimi, nuk janë gjithmonë të angazhuar artistët që duhen, kemi dhe vepra të dobëta në disa raste. Pra duhet të bëhet një politikë më e shëndoshë, më transparente me artistët. Ka institucione ku janë dhënë dhe projekte aty ku nuk duhet. Në fund të fundit kjo është filozofia e kësaj qeverie e kësaj ministre. F. Slatina

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...