Ad imageAd image

Ekspozita e pazakontë/ Hiq rrobat dhe vizito nudo muzeun

1 min lexim

Është e pazakontë që të lësh pallton dhe rrobat e trupit në garderobën e një muzeu dhe të dalësh nudo për ta vizituar atë.

Dhe kjo nuk është një vizitë e zakonshme.

Një muze në Paris u bë i pari në qytet që hapi dyert për vizitorët nudistë, të shtunën, duke u dhënë atyre orare të veçanta për të vizituar një ekspozitë nga “natyristwt”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Turi i cili u mbajt në muzeun e artit bashkëkohor të Palais de Tokyo, u zhvillua nga 160 vizitorë.

Ky muze organizoi për herë të parë në kryeqytetin francez një tur për artdashësit që kanë “alergji” rrobat.

Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit i Shoqatës së Natyristëve Parizienë, tha se tabuja është thyer tashmë.

Ai theksoi:

 Mënyra e jetesës së natyristëve është qëndrimi zhveshur. Kultura është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe kjo ishte një mundësi e veçantë për ne”.

Sipas Shoqatës së Natyristëve Parizienë, në kryeqytetin francez ka 88 000 persona që pëlqejnë të qëndrojnë zhveshur, ndërsa në gjithë Francën ky numër shkon në 2,6 milionë. /joq/

Ndani këtë artikull