Ad imageAd image

Genc Fuga: Një aktor në Shqipëri paguhet më pak se një punëtor krahu

1 min lexim

Aktori,regjisori dhe pedagogu në Universitetin e Arteve ,Genc Fuga ka qenë një ndër njerëzit më aktiv ditëve të fundit, përsa i përket  çështjes së teatrit. Ai Ka ngritur zërin e tij dhe ka kërkuar më shumë transparencë. Por nga ana tjetër në një intervistë të dhënë për gazetën Dita,ai ngre edhe problemin e pagave të ulta të artistëve.

“Nëse bëjmë një llogari të thjesht me laps e letër dhe shkruajmë aty shumën që marrim për një rol kryesor dhe që “të del xhani”, me thënë të drejtën, ti ke një çmim të caktuar dhe po ju them me bindje se, në rast se këtë çmim e ndan në katër muaj punë, ne na del ora e punës më e lirë se sa ai përzierësi i llaçit, që tregun e tij e ka te “Partizani i Panjohur”. Një aktor në Shqipëri paguhet shumë më pak se sa një punëtor krahu.”-ka  thënë aktori I mirënjohur.

Ndërkohë çështja e teatrit mbetet ende e pazgjidhur edhe pas protestave të shumta nga aktorët.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull