Ad imageAd image

Skandal/ Drejtori i rizgjedhur nga Rama i mbyll derën në fytyrë Robert Ndrenikës

2 min lexim

Nuk është hera e parë që i thotë hapur kundërshtitë e tij për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i rizgjedhur në këtë post drejtues në mandatin e dytë, pak ditë më parë.

Aktori Arben Derhemi, kryetar i Sindikatës së Aktorëve të Teatrit Kombëtar, bëri të njëjtën gjë edhe sot. Një reagim i ashpër që u nxit nga një veprim i pazakontë i drejtorit Çuli. Aktorët u mblodhën para teatrit në protestën e tyre të radhës kundër projektit të qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimin e tij si pjesë të një kompleksi që parashikon edhe kulla të larta, në shërbim të biznesit.

Aktorët, mes të cilëve ishte edhe i madhi Robert Ndrenika, kishin parashikuar prezantimin e një dokumentari mbi mbrojtjen e teatrit, por për efekt të reshjeve të shiut që nisin të binin, menduan ta bëjnë këtë prezantim në ambientet e brendshme të Teatrit. Një sjellje e paprecedentë ka ndodhur nga drejtori Hervin Çuli. Aktori Derhemi tha se drejtori i ka mbyllur derën dhe nuk i ka lejuar të futen brenda.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ka lëpirë 4 vjet, do lëpijë dhe 4 vjet të tjera”, tha Derhemi duke ju referuar drejtorit të rizgjedhur në krye të Teatrit Kombëtar.

“Na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të hapë derën. E vetmja gjë që bën drejtori i ri i zgjedhur nga kryeministri dhe ministrja e Kuturës është të mbyllë dyert e teatrit. E imagjinoni se ku jemi apo jo. Ne vijmë të mbrojmë Teatrin Kombëtar, në vend të vijë këtu dhe të jetë me ne ai mbyll të derën”, tha Derhemi.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull