Ad imageAd image

Haradinaj takim me kryeministrin malazez: Kapitull i ri për rajonin

1 min lexim

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  ka takuar sot homologun e tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviq.

Haradinaj tha se së bashku ata ranë dakord se rajoni ka hapur një kapitull të ri bashkëpunimi.

“Vazhdimësi e dialogut me kryeministrin e Malit të Zi, për nismat rajonale që na afrojnë si dhe për projektet infrastrukturore që forcojnë lidhjet ndërmjet dy shteteve tona.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me homologun, Duško Marković, u pajtuam që rajoni ynë ka hapur një kapitull të ri bashkëpunimi dhe se rezultatet pozitive për dy shtetet tona dhe tërë rajonin janë të sigurta”, është shprehur Haradinaj.

Ndani këtë artikull