Ad imageAd image

Fluturonin ulët mbi Preshevë… rrëzohet avioni ushtarak serb, vdes një prej dy pilotëve

1 min lexim

Një avion ushtarak serb është rrëzuar në Verilindje të Beogradit, pranë qytetit të Kovaçicës në Serbi.

Lajmi konfirmohet dhe nga vetë ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Dy pilotët kanë arritur të dalin nga kabina duke katapultuar, para se avioni të ushtarak i tipit “Super Galeb SOKO G-4”, të rrëzohej.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por nga përplasja me tokën njëri prej dy pilotëve ka humbur jetën.

Viktima, ishte pilot i Qendrës për Testime Fluturuese, ndërkohë i plagosuri është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore.

Autoritetet e Aviacionit Ushtarak serb kanë hapur ndërkohë një hetim lidhur me këtë incident.

Kujtojmë që disa çifte avionësh ushtarak serb të tipit “Super Galeb SOKO G-4”, fluturuan në formacione sulmi disa ditë më parë mbi Preshevë, gajtë një stërvitjeje.

Ndani këtë artikull