Ad imageAd image

Reagon Kosova zyrtare për urdhërarrestet: Serbia vazhdon të na dëmtojë, kjo nuk i shërben mardhënieve midis dy vendeve

1 min lexim

Zv/kryeministri i Kosovës, ka dënuar veprimet më të fundit të Serbisë kundër liderëve të qeverisë duke keqpërdorur organizatat ndërkombëtare.

Enver Hoxhaj deklaroi se këto veprime nuk janë as në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, as në frymën e perspektivës evropiane, e aq më pak kjo nuk do të ndihmojë normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Serbia vazhdon të abuzojë me organizatat ndërkombëtare për ta dëmtuar Kosovën përmes fletarresteve të INTERPOL-it, me deklarata që tashmë janë dëshmuar të jenë të pavërteta. Kjo sjellje nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira as të perspektivës evropiane, aq më pak e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ministri i Brendshëm serb ka deklaruar sot se INTERPOL-i i ka rikthyer fletarrestet për presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, të cilat ishin tërhequr nga databaza e kësaj organizate në dhjetor të vitit të kaluar

Ndani këtë artikull