Zeri i Amerikes: Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

Diel, 08 Mars 2020 23:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ftoi për të hënën në takime të veçanta, udhëheqësit e partive politike parlamentare, me qëllim të, siç thuhet në një njoftim, “informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror”.

Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Më 4 mars ai kërkoi t’i drejtohet parlamentit rreth këtij takimi, por kjo nuk u bë e mundur dhe kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani tha se duhet kohë për organizmin e seancës, meqë deputetët janë të angazhuar në veprimtari të përcaktuara më parë.

Pas kësaj ai foli në një konferencë me gazetarë dhe paralajmëroi takime me udhëheqësit e partive politike për t’i informuar rreth takimit, të cilin ai e cilësoi “si moment të kthesës kritike dhe pozitive që nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe të presidentit Donald Trump, dinamikës dhe mençurisë së ambasadorit Richard Grenell të arrihet marrëveshja (me Serbinë) në të ardhmen e afërt. Prandaj, këtë momentum dhe këtë mundësi nga Uashingtoni duhet ta shfrytëzojnë edhe Kosova edhe Serbia për arritjen e paqes si garanci për paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Sipas presidentit Thaçi, takimi në Washington “ka hequr çdo dilemë dhe çdo enigmë, ky proces është në duar të sigurta, është në drejtim të duhur, është me rol udhëheqës të SHBA-së. Ne të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së për Kosovën është i pazëvendësueshëm”, tha presidenti Thaçi.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë u mbajt në një periudhë kur zyrtarët amerikanë po u kërkojnë të dyja palëve që të krijojnë kushte për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje politike.

Në këtë kuadër ata po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, që çuan në pezullimin e bisedimeve, meqë Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave.

Të dielën, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, hodhi propozimin për një konferencë të brendshme në Kosovë për të krijuar një konsensus rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Serbinë.

Ai tha se konferenca do të ishte dy dyditëshe “e përbërë nga kryetarët e partive politike, por ku do t’i ftonim edhe udhëheqësit e dialogut, Amerikën dhe lehtësuesit e dialogut që është Bashkimi Evropian. Kjo konferencë do të mund të krijonte një qëndrim unik me të cilin ia kishim lehtësu Amerikës me u arritë marrëveshja për njohje të ndërsjellë”, tha zoti Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij në Kosovë aktualisht janë krijuar dy blloqe politike: “një bllok është krijuar nga presidenti (Hashim) Thaçi, e ku është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli; ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, zevëndës kryeministri Avdullah Hoti dhe (kryeministri shqiptar) Edi Rama. Ky bllok kërkon heqjen e taksës komplet duke nënshkruar marrëveshje finale me Serbinë”.

 
 

In a fragmented scene scattered around & , I proposed an internal conference w/ parl. pol. party leaders to define the unitary stance for epilogue w/ , incl. a rep. from as leader of dialogue & as facilitator. 🇽🇰 should seize the momentum. RH

View image on Twitter
 
19 people are talking about this
 
 

Blloku tjetër tha ai “i kryeministrit Albin Kurti, ku është edhe zonja (Vjosa Osmani, kryetar e parlamentit, përkrahë heqjen e taksës. Ka ofertuar gabim pa kërkuar kontratën finale me Serbinë, me premtim të vendosjes së një reciprociteti joreal. Ky bllok politik e injoron momentumin e krijuar duke shënuar proces të ri të dialogut e jo dialog përfundimtar me Serbinë”, tha ish kryeministri Haradinaj, i cili që nga nëntori i vitit 2018 i ka rezistuar trysnisë ndërkombëtare për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkroi më pas se “Kosova ka institucione legjitime te dala nga zgjedhjet demokratike te 6 tetorit, te cilat bartin përgjegjësitë kushtetuese, përfshire edhe dialogun me vendin fqinj Serbinë. Nuk ka nevoje për asnjë konference për ketë qellim, te brendshme as te jashtme. Sigurisht se konsultimet janë gjithmonë pozitive”, shkroi ai duke theksuar se duhet vetëm ushtrim i përgjegjësive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet te marre përsipër dialogun ashtu siç e definon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidentin duhet të qëndrojë brenda kompetencave te veta kushtetuese”.

Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike vazhdojnë të jenë thellësisht të ndarë rreth tarifave ndaj mallrave serbe për heqjen e të cilave, diplomacia amerikane ka shtuar trysninë ndaj qeverisë së Kosovës dhe nuk është pajtuar me qëndrimin e kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tyre.

I dërguari i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell disa herë ka theksuar se “Kosova duhet të heqë tërësisht tarifat” që po e dëmtojnë në radhë të parë ekonominë e saj, ndërsa ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në “zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës”, por “ne nuk mund ta ndihmojmë derisa tarifat e qeverisë së Kosovës vazhdojnë ta dëmtojnë Kosovën”.

Ambasadori Grenell hodhi poshtë ndërkaq pohimet se në takimin e organizuar prej tij në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë është diskutuar për një marrëveshje mbi idenë e ndarjes së Kosovës.

Të dielën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi në rrjetin twitter se “ka interes të madh nga njerëz të caktuar që të prishin procesin e arritjes së një marrëveshje finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, më lejoni ta përsëris, zëshëm dhe qartë: Jemi duke biseduar për t’i dhënë fund konfliktit një shekullor, me përqendrim në zhvillimin e ekonomisë për një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe njohje të ndërsjellë. Asgjë më shumë apo më pak”, shkroi ai duke theksuar se “sërish, roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm. I dërguari i posaçëm Richard Grenell është duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe e ka mbështetjen e plotë nga Mathew Palmer (i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor). Faleminderit Donald Trump për punën që po bën për paqen në botë”, shkroi ai.

 
 

Thread: There is a lot of interest from certain people to disrupt the process of reaching a final peace agreement between & . So, let me say it again, loud and clear: We’re talking about ending a century old conflict, focusing on economic development...1/2

 
81 people are talking about this
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...