A do të japë dorëheqjen? Ja si përgjigjet Hashim Thaçi

Hënë, 29 June 2020 21:10

Gjatë një konference për shtyp, pak ditë pas bërjes publike të akt-akuzave për krime lufte, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmendi edhe dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit.

Sipas tij, nëse këto akt-akuza konfirmohen, atëherë ai do të largohet nga posti i presidentit e do të përballet me akuzat.

’Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat’’, tha ai.

Më 24 qershor, tre ditë para takimit Kosovë-Serbi në Uashington, ku pjesëmarrës do të ishte edhe vetë Thaçi, Prokuroria Speciale e Hagës publikoi akt-akuzën ndaj presidentit të Kosovës, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

 

Sipas Prokurorisë Speciale, Thaçi dhe Veseli akuzohen për 100 vrasje të paligjshme.

Madje, ndër të tjera, ata akuzohen se kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...