Parlamenti Europian i bën thirrje Erdoganit: Lironi dy ushtarët grekë

E Enjte, 19 Prill 2018 18:04
Foto qe ilustron konfliktin Greqi-Turqi Foto qe ilustron konfliktin Greqi-Turqi

Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Turqisë zyrtare që të lirojë sa më parë ushtarët grek, të cilët po mbahen të mbyllur në një burg turk.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar dhe deputeti grek i SYRIZA-s, Dimitris Papadimoulis, i cili është shprehur se kjo ishte një goditje me zë të lartë për udhëheqjen e Erdoganit.

Kjo vjen pasi ligjvënësit evropianë votuan të enjten 607 pro, 7 kundër dhe 18 abstenime, për një rezolutë që kërkonte lirimin e shpejtë të lejtnantes Angelos Mitretodis dhe rreshterit Dimitris Kouklatzis.

Ata u burgosën pasi gabimisht kaluan kufirin tokësor turk më 1 mars; ata që nga ajo kohë janë mbajtur në një siguri maksimale në një burg në Edirne (Andrianoupolis).

Rezoluta para Parlamentit Evropian tha se “togeri dhe rreshteri në fjalë ishin në një turne të rregullt të patrullimit të kufirit [grek]”, duke hedhur poshtë disa pretendime turke për spiunazh ushtarak.

Gjithashtu, u bëri thirrje autoriteteve turke që “të ndjekin me përpikëri procedurat ligjore dhe të respektojnë plotësisht, për të gjithë të interesuarit, të drejtat e njeriut të përfshira në të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Gjenevës”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...