Policia e Kosovës ka vënë në pranga disa persona pasi kryenin pirateri televizive.
Arrestimet erdhën pas një kontrolli të rreptë në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.
Ata shisnin në mënyrë të kundërligjshme platforma të kanaleve televizive, për pasojë u vunë në pranga nga policia. Kjo e fundit kontrolloi dhe sekuestroi 10 biznese, dhe dy shtëpi, ku bllokoi të gjithë aparaturat e vendosura për vjedhjen e platformave televizive shqiptare dhe të huaja.
Të arrestuarit, pa leje dhe pa autorizim paraprak duke shkelur të drejtën autoriale të subjekteve qe kanë autorizimin për emetimin e kanaleve televizive, kanë përfituar vlera të konsiderueshme monetare. Ata kanë dëmtuar kompanitë legale, qe kryejnë veprimtari të rregullt të kësaj fushe.
Gjykatat vendase në Kosove i dhanë të drejtë policisë për arrestimet bazuar në akuzat e “cenim i të drejtave autoriale” dhe “tregti e ndaluar” që parashikojnë disa vjet burg.
Aksioni u krye nga njësia policore për hetimin e krimeve kibernetike, që i dha një goditje të rëndë piraterisë televizive në Kosovë.