Në prag të zgjedhjeve të parakohshme që shpalli para disa ditësh, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, gjatë një interviste që është transmetuar nga të gjitha kanalet televizive të Turqisë, i është referuar midis të tjerash edhe krizës greko-turke, duke deklaruar se Ankaraja nuk kërkon të rrisë tensionet në Egje.
“Ne e shohim Greqinë si fqinj. Edhe nëse ka disa probleme, duam t’i kapërcejmë ato. Të ulemi në një tryezë dhe t’i lëmë pas. Sepse bëhet fjalë për det dhe ajër.
Avionë dhe anije të kalojnë lirshëm. Perse të vëmë në dyshim dhe të njollosim paqen? Ne kemi nevojë për paqe në botë.
Aq me tepër paqja jone me Greqinë nuk i ngjan asnjë tjetre”,- ka thënë Erdogan.