Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se ushtria serbe duhet të jetë e gatshme për çdo sulm të mundshëm. Presidenti ka shtuar se është politika serbe ajo që duhet ta ruajë stabilitetin, në mënyrë që ushtria mos të shfrytëzohet asnjëherë. Këto deklarata ai i ka bërë Ditën e Ushtrisë së Serbisë, duke shtuar se shteti çdo vit i ndanë 600 milionë euro për ushtrinë.
Më herët është raportuar se shteti i Bjellorusisë i ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarakë“Mig-29”, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia.
Ministri serb, Vulin ka thënë se dhurimi i këtyre avionëve vjen pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.
Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar “mig-29”, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë “H-145M”, shkruan Zëri.
Vulin ka shtuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar.