Ismail Syla është këshilltari i presdientit kosovar Hashim Thaçi dhe në ditën e tij të lindjes Syla nuk i ka kursyer lëvdatat për shefin.
Ai nëpërmjet një urimi të gjatë në Facebook është shprehur se të gjtiha arritjet e Kosovës gjatë dekadave të fundit mbajnë vulën e Thaçit.
Ja urimi i plotë i Ismail Sylës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e pesëdhjetë, pra, në gjysëm shekullin e tij, pavarësisht relacioneve zyrtare, meriton një urim të veçantë në facebook.
Janë disa njerëz që jetën e jetojnë me një intenistet dhe denduri ngjarjesh sa brenda një viti kanë tri e më shumë vite. Dhe vërtet jeta matet jo me kohëgjatësi kalendarike, po me ngjarje dhe të bëma.
Presidenti Thaçi që 20 vjet ka bërë jetë të suksesshme publike. Asnjë lider i fundviteve nëntëdhjetë të shekullit të shkuar e deri më sot nuk është në skenën politike kaq gjatë sa lideri Thaçi. Kanë shkuar politikanë rajonalë në pensionim politik, kanë shkuar në pensionim politik ose dhe nga jeta edhe liderë shqiptarë (Berisha, Nano, Rugova etj), e Hashim Thaçi i rezistoi kaq gjatë jetës politike.
Hashim Thaçi ishte lider në luftë, lider i rëndësishëm dhe i patejkalueshëm në opozitë, lideri më jetëgjatë në pozitë (dy mandate) si kryeministër i pavarësisë së Kosovës dhe tash president i Republikës së Kosovës.
Ndoshta përkufizimin më të mirë të profilit të tij politik të ardhshëm e bëri ish sekretarja amerikane e shtetit znj. Madeleine Albright , e cila që në vitin 1999 kishte vërejtur se Hashim Thaçi kishte vizionin në të cilin ajo besonte, vizion që i kishte munguar Kosovës.
Çdo e arritur politike e Kosovës prej 1999 e deri më tani mban vulën e Hashim Thaçit.
Nga 50 vjet jetë, 20 prej tyre, po u shprehëm me gjuhën e fizikës, ishin vite nukleare.
Edhe shumë e shumë tjera President!