Ad imageAd image

Serbët lirojnë pjestarin e sigurisë së Kosovës

1 min lexim

Milosh Shoshicc, pjesëtari serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ishte arrestuar dje nga autoritetet serbe në Konçul, është liruar ditën  e sotme.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. “Sipas informacioneve e kanë liruar pjesëtarin serb të FSK-së”, tha Berisha. Berisha theksoi se arrestimi i tij, është bërë në bazë të deklaratës së zyrtarit serb Marko Gjuricc se do t’i dënojnë deri në 10 vjet, pjesëtarët serb të FSK-së.

“Nuk kemi informacione të sakta për çka është ndaluar. Por sipas të gjitha gjasave është vazhdimësi e asaj deklaratës që të gjithë pjesëtarët e FSK-së do të dënohen deri me 10 vjet burg. Ky është rasti i tretë që ka ndodhur ditëve të fundit, ata dy tjerët i kanë liruar pas dy orëve”,  thotë Berisha.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pjesëtari serb i FSK-së, Milosh Shoshicc, ishte arrestuar dje në orën 14:00 në pikën kufitare në Konçul.

Ndani këtë artikull