Ad imageAd image

Enver Hoxhaj: Deklaratat për ndarjen e Kosovës, Daçiç po luan lojën e Rusisë

1 min lexim

Duke komentuar deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic për ndarjen e Kosovës,  Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se këto deklarata Daçiç i bën në emër të Rusisë. “Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës por edhe për Bosnjën, dhe njëherit i shërben interesit rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër”, shkruan Hoxhaj në Tëitter.

Këtë koment ai e bëri pasi gazeta serbe Danas publikoi deklaratat më të fundit të Daçiçit, ku ai thotë se Kosova do ta pranonte ndarjen por që ndërkombëtarët nuk po e lejojnë një gjë të tillë.

Ndani këtë artikull