Ad imageAd image

Britania: Shërbimi sekret rus (FSB) ka shënjestruar avionin e Prigozhin

1 min lexim
Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër Vladimir Putinit, ishte në një avion që u rrëzua në Rusinë Perëndimore. Autoritetet ruse thonë se 10 personat në bord u vranë pasi avioni u rrëzua pranë fshatit Kuzhinko

 

Nga Frank Gardner, BBC

Burimet të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se agjencia ruse e inteligjencës së brendshme FSB (pasardhësit e KGB-së) janë ata që me shumë gjasa kanë shënjestruar avionin e Yevgeny Prigozhin.
Ata janë plotësisht besnikë ndaj Vladimir Putinit dhe gjithashtu drejtojnë forcën kufitare.
 
 
Pikëpamja tani është se kjo ndoshta forcon pozicionin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov, të cilët Prigozhini i urrente dhe i kritikonte publikisht.

 

Kjo nga ana tjetër është diçka e mirë për Ukrainën, pasi ata të dy konsiderohen të paaftë.

Ndani këtë artikull