Kur kanë kaluar më shumë se tre ditë nga vrasja e Marjo Majollarit, Policia e Tiranës është ende në kërkim të autorit të dyshuar, Kastriot Gjuzi.
Burime nga policia, bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare” se menjëherë pas vrasjes policia ka kryer kontrolle në disa banesa në kryeqytet ku dyshohej se fshihej Gjuzi, por këto kontrolle nuk kanë dhënë rezultat.
Po ashtu për autoritetet mbetet ende mister personi që bashkëpunoi me Gjuzin në këtë vrasje, pasi policia është e bindur se autori nuk ishte vetëm në momentin e krimit të rëndë.
Po të njëjtat burime, sqaruan se grupi hetimor në bazë të informacioneve të grumbulluara në rruge operative ka përpiluar një listë me emrat e presonave të dyshuar si bashkëpunëtore.
Ata janë të afërm, miq dhe persona të lidhur me Kastriot Gjuzin, të shpallur në kërkim si autor i vrasjes. Këta persona po verifikohen nga policia për të parë nëse janë të impikuar.
20 vjeccari Marjo Majollari u vra më 10 prill pranë banesës së tij nga Kastriot Gjuzi. Policia këtë vrasje e konsideroi për motive gjakmarrje pasi 18 vite më parë babai i Marjo Majollarit kishte vrarë të vëllain e Kastriot Gjuzin.