Ad imageAd image

BB “shkund” qeverinë: Ulni borxhin publik

1 min lexim

Shqipëria është një nga vendet që ka borxh publik më të lartë. Banka Botërore i ka bërë thirrje qeverisë që të ulë shpenzimet për mirëmbajtjen dhe personelin.

Sipas raportit të Bankës Botërore, raporti i borxhit publik në ekonominë shqiptare duhet të ulet nën 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2022.  Por sipas këtij institucioni mbetet shqetësim realizimi i projekteve PPP, pasi do të ndikojnë direkt tek treguesi i borxhit, duke qenë në vetëvete një borxh i fshehur.

Banka Botërore sugjeron më shumë kujdes, në mënyrë që çdo investim të jetë me kosto efektive për të ulur ndikimin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa sugjeron ndërmarrjen e një sërë reformash për të nxitur rritjen ekonomike, midis të cilave përmirësimin e klimës së të bërit biznes, realizimin e reformave ligjore, të pronës dhe përmirësimin e aftësive të forcës së punës

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull