Tenton të trafikojë armë nga Kosova në Shqipëri, pranga 44-vjeçarit

Diel, 15 Prill 2018 19:35

Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të armëve të zjarrit.

Tenton të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë 44 vjeçari kosovar.

Sekuestrohen 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock" si dhe 25 fishekë luftarakë.

Shërbimet  e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për  parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar;

-Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në  Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip "Seat", dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare,  për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock", 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti   u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

 Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit",  parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...