Shpërthimi i një bombule gazi është bërë shkak për rënien e zjarrit në një apartament në katin e pestë, në një pallat 10-katësh. Ndërtesa ndodhet pranë ish fabrikës së miellit në qytetin e Durrësit.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e flakëve, dhe mospërhapjen e tij në apartamentet fqinje.
Ndërkaq, paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpërthimi i një bombule gazi, ndërsa pritet edhe vlerësimi i grupit hetimor mbi rrethanat dhe shkakun e zjarrit. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.