Tregtarët, biznesi i vogël dhe i mesëm në të gjithë vendin është i vendosur ta kundërshtojë me forcë vendosjen e taksës së TVSH, e cila i fundos ata. Biznesi nuk mund ta tolerojë më arrogancën e kësaj qeverie të kapur nga krimi.
Pak minuta më parë ishte radha e tregtarëve të Fierit, të cilët janë hedhur në protestë prefekturës kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.
Sipas tyre është e pamundur t’i përballojë rritjen e taksave. Kjo protestë është mbështetur edhe nga Partia Demokratike. Në një prononcim për mediat Luan Baçi, kreu i PD-së në Fier, ftoi qytetarët dhe LSI t’i bashkohen protestës.
Para një jave tregtarët në të gjithë vendin ulën qepenat për një orë në shenjë proteste kundër TVSH-së të vendosur nga qeveria. Biznesi i vogël është i qartë se përse ka nisur kjo fushatë për vendosjen e TVSH-së vetëm për ti falimentuar dhe kjo bëhet për llogari të tre oligarkëve.