KORÇE-Një grindje në familje ka përfunduar me një të plagosur. Report Tv mëson se pas sherrit babai ka qëlluar me thikë djalin, i cili është transportuar në spital i plagosur.
Ylli Sulejmani është shoqëruar në komisariat pas plagosjes së djalit Renato Sulejmani, ndërsa po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e konfliktit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 minuta të mbrëmjes së sotme, ndërsa i plagosuri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Pavarësisht ndërrimit të viteve krimet në familje vijojnë që të tronditin. Në ditën e dytë të vitit të ri një krim në familje tronditi Ballshin, pasi burri vrau gruan dhe kunatën.