Pak minuta më parë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në fshatin Piqeras të Sarandës.
Mësohet se është plagosur me 2 plumba 60- vjeçari Level Hoxha. 60-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
“Nuk e pashë autorin. Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet se është shprehur i plagosuri.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë se kush është autori. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.