Arrestohet autori i grabitjes në Memaliaj

Tuesday, 29 Janar 2019 21:51

Arrestohet autori i grabitjes në Memaliaj disa ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se Ilirjan Korbi, 29 vjeç, banues në Paskuqan, u vu në pranga nga policia e Shkodrës.

Ai u ndalua në pranga paraditen e sotme rreth orës 10.00.

Burime policore thanë se ai kishte disa ditë që qëndronte në Shkodër.

I arrestuari, ishte shpallur në kërkim, pasi një javë më parë, ai dhunoi dhe grabiti dy të moshuar, në dyqanin e tyre në Memaliaj.

Mustafa Mustafai i cili u dërgua në spitalin e Gjirokastrës pasi kishte marrë një plagë në kokë, tha se, pak para ngjarjes, ai ishte grindur me një person në lokalin e lagjes, ndërsa sulmi i është bërë në dyqanin e tij me qytën e pistoletës ku punonte si kambist me bashkëshorten e tij Thëllëze Mustafai 67 vjeçe. Të dy morën plagë të rënda.

Burri 70 vjeçar dhe bashkëshortja pasi morën ndihmën mjekësore në spital u larguan për në shtëpi. Shuma e grabitur sipas policisë është 500 mijë lekë të vjetra dhe një telefon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...