Ditën e sotme një shqiptar është ndaluar nga policia greke ndërsa ka tentuar të futet në shtetin helen. Policia e vendit fqinj thotë se është ndaluar në doganën greke të Kakavijës një shqiptar i kërkuar.
Ai kishte kaluar kufirin shqiptar dhe është ndaluar nga policia greke në tentativë për t’u futur në Greqi.
56-vjeçari shqiptar, i kërkuar me urdhër europian arresti nga autoritetet italiane për trafikimin e 5 kg kokainë, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Bergamo, Itali.