Ad imageAd image

Fier, makina del nga rruga, 4 të plagosur

1 min lexim

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Fratar, ku makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, ndërsa njëri i cili është në gjendje më të rëndë u nis drejt Tiranës.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte automjete dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Po punohët për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull