Tre persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, me akuzën e vjedhjes. Në pranga janë vënë shtetasit B.F., 30 vjeç, F. S, 29 vjeç, dhe M.Q, 58 vjeç.
"Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 02.03.2019, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një 60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”, ku janë vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri", sqaron policia e Shkodrës.
Vijojnë hetimet për këtë grup pasi dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.