Shqiptarët po i blejnë më shtrenjtë ushqimet që konsumojnë. Kjo edhe për faktin se tregjet e brendshme furnizohen kryesisht me mallra importi, pasi prodhimi vendas mungon gjatë pjesës dërrmuese të vitit.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në janar, çmimet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4.3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Për ushqimet, familjet shqiptare konsumojnë rreth 43% të buxheteve të tyre. Kjo do të thotë se mungesa e prodhimit vendas në tregje nuk penalizon vetëm fermerët, por edhe konsumatorët, që privohen nga produktet “Made in Albania”, më të freskëta e ci lësore,si dhe me çmime më të ulëta.