Policia e Gjirokastrës ka zbuluar rreth 14 kg kanabis në fshatin Tërbuq. Përmes një njoftimi për mediat jepen detaje rreth këtij operacioni, ndërsa emri i personit të dyshuar si poseduesi i drogës mbahet sekret për llogari të hetimit. Më poshtë njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në një zonë të pyllëzuar një person kishte fshehur një sasi lënde narkotike, kanë orgznizuar punën dhe si rezultat i kontrollit në afërsi të fshatit Tërbuq, u gjetën 13.8 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva e fshehur në tokë.
Lënda e dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e autorit, ku për arsye hetimore s’bëjmë me dije të dhëna të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.