Një 16-vjeçare vrau veten në Malajzi, pasi kishte hapur një sondazh në internet, ku pyeste ndjekësit e saj nëse duhej t’i jepte fund jetës apo jo.
Ajo është hedhur nga dritarja e pallatit ku jetonte, ndërsa para se të ndërmerrte këtë akt, ajo kishte shkruar në Instagram: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës. Më ndihmoni të zgjedh jetën apo vdekjen”.
Më pas ajo kishte përdorur një aplikacion sondazhesh në Instagram, për 24 orë, ku 69% kishin votuar “vdekjen”.
Rasti në fjalë ka hapur debate të shumta në mesin e ligjvënësve malajzianë të cilët kërkuan një hetim më të gjerë.
Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Syed Saddiq Syed Abdul Rahman bëri thirrje gjithashtu për një hetim, duke thënë se rritja e numrit të vetëvrasjeve dhe çështjeve të shëndetit mendor midis të rinjve duhej marrë seriozisht.
Sipas ligjit malajzian, kushdo që dënohet për nxitje të vetëvrasjes, mund të përballet me dënimin me vdekje ose deri në 20 vjet burg dhe një gjobë.