Stina e alergjive/ Vjeshta si pranverë, rëndohen simptomat

Diel, 27 October 2019 09:33

Vjeshta sjell acarmin tek pacientët alergjikë dhe tek ata që vuajnë nga astma.

Në këtë periudhë kemi nje alergji të shprehur ndaj alergenëve të ajrit, si akarienet apo pluhuri i shtëpisë, sporet e myqeve, etj, të cilët tek pacientët alergjikë, sidomos ata që vuajnë nga astma bronkiale janë më të rënda. Simptomat janë tështima breshëri, bllokim të hundëve, lotim syshë, etj”, shprehet mjeke alergologe, Kleita Elezi.

Në muajin mars dhe tani kemi probleme me alergjitë, me pluhurin, me polenat, ajrin e ndotur të qytetit, thonë njerëzit”, thonë qytetarët. Alergjitë janë kronike. Mjekët këshillojnë ndjekja e vzhdueshme me alergologun, marrjen e mjekimit siç duhet dhe imunoterapinë specifike. Madje në dhomën e saj, mjekja Elezi mban edhe pompa astme, në kuadër të ndihmës dhe edukimit të pacientëve.

“Përveç pacientëve të diagnostikuar, ka edhe fluks pacientësh, që vijnë për herë të parë, që kanë shenja të rrufës për një kohë të gjatë apo dhe astmë, që ka qenë e qetë prej kohësh dhe vijne e riakutizohen ose rëndohen. Eshtë dhe periudhë virozash dhe një i sëmurë astmaktik, ka tendencë që nga virozat t’u rëndohet situata klinike”, shton mjekja./ TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...