Të njëjtën foto e postojmë në Facebook, Tëitter, WhatsApp apo Instagram. Madje tek kjo e fundit e postojmë disa herë; në Story dhe Feed sepse siç e thamë, DUHET.
Ju që e bëni shpesh këtë, duhet ta dini “hilen” e Instastory-it. Foton që sapo postuat aty, mund ta bëni post sa hap e mbyll sytë direkt nga Instastory. Gjithçka duhet të bëni është të shkoni tek fotoja dhe të klikoni “more”. Më tej, selektoni opsionin “share as post”. Kaq ishte. Po kaq e thjesht është të postosh një foto nga profili në Story, por besojmë se me këtë opsion jeni bërë familjarë mjaftueshëm.
Siç mund ta dini, ndryshimi i vetëm është afati kohor. Fotot në Story do të qëndrojnë vetëm 24 orë, ndërsa në profil, përjetësisht (derisa ju t’i fshini). Tani që Instagram-i po teston “fshehjen e pëlqimeve”, postimet në Feed do të marrin thuajse të njëjtën vlerë që kanë në Story. Askush s’mund ta shohë kush ju bën “like”,
Deri tani, njerëzit s’e kanë pëlqyer fare një vendim si ky, por të shohim çfarë do të vendosë Instagram-i në vijim.