Të premten seanca gjyqësore për 11 kuksianët, Kukësi në protestë

Tuesday, 17 Prill 2018 19:37

Kur do të mbahet seanca gjyqësore për 11 kuksianët në Gjykatën e Apelit në Shkodër, banorët e Kukësit do të ngrihen në protestë për të kërkuar lirimin e tyre. Protesta është thirrur nga Këshilli Bashkiak i Kukësit dhe do të mbahet në orën 11:00, paralelisht me seancën gjyqësore në Shkodër. 11 kuksianë ndodhen në burg, pasi dy javë më parë ata protestuan kundër vendosjes së tarifës në rrugën e Kombit.

Për këtë protestë u arrestuan 23 kuksianë, ndërsa Gjykata e Kukësit që u zhvendos në Tiranë, për efekte sigurie, la në burg 11 prej tyre. Arrestimi i tyre shkaktoi jo pak debate, pasi u bë në kundërshtim me ligjin, për vetën orën që u ekzekutuan urdhër-arrestet e prokurorisë.

Forca të shumta policie shkuan në mes të natës dhe nën terror, morën nga shtëpia kuksianët që kishin protestuar për tarifën e rrugës së Kombit. Nëse lexohet Kodi i Procedurës Penale, është shkruar qartë se policia nuk mund të shkojë në shtëpi të asnjë qytetari mes orës 19:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit edhe nëse ka vendim gjykate. Por e kundërta ndodhi në fakt, ata u arrestuan në mes të natës, ndërsa në procesverbalin e prokurorisë është shënuar se arrestimi i tyre ka ndodhur pas orës 08:00. 

/55News.al/30705427_747960108746493_3686697083894497280_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...