Ad imageAd image

Kërkohej prej 5 vitesh, shqiptari kapet me drogë

1 min lexim

Policia e Milanos ka arrestuar katër persona për zotërimin e 39 kileve marijuanë të cilat mbaheshin në një kuti postare në Segrate, Milano, në pronësi të një tifozi ultra të Interit.

Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar 51-vjeçar, Ilir Durbaku, i cili rezultoi se ishte në kërkim që nga 1 dhjetori 2015, kur mori dënimin përfundimtar 10 vjet e 8 maj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Ata kishin në zotërim edhe nga një celular të kriptuar, përmbajtja e të cilit u fshi nga distanca

Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe 97 mijë euro.

 
 
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull