Ad imageAd image

Dhunohet dhe rrëmbehet me forcë një 16-vjeçar në Durrës

2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 16-vjeçar është dhunuar fizikisht nga tre persona dhe më pas është marrë forcërisht prej tyre nga makina e tij tip ‘Audi’.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Morën forcërisht në automjet për motive të dobëta një 16-vjeçar, Policia zbardh ngjarjen brenda pak orëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Durrës, pas informacionit se një shtetas e kishin marrë me dhunë, organizuan punën për identifikimin e kapjen e autorëve dhe gjetjen e personit.

Falë reagimit në kohë, veprimeve profesionale dhe punës së mirëorganizuar u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i tyre në flagrancë:

F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ‘Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP’;

A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip ‘Audi’ e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim’.

Ndani këtë artikull