Ad imageAd image

Pas rritjes së fortë prej 12 marsit, Euro bie ndjeshëm. Ja me sa u këmbye sot

2 min lexim

Euro ka vijuar tendencën e fortë rënëse edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.68 lekë, me një rënie prej 0.83 lekë në rapprt me ditën e mëparshme

Në tre ditët e fundit euro është nënçmuar me 3.38 lekë. Kjo rënie erdhi pas mbiçmimit të fortë që shënoi euro dhe gjithë valutat e tjera që prej 12 marsit, kur filloi dhe pezullimi i lëvizjeve dhe aktiviteve ekonomike për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Euro u ngjit me shpejtësi deri në niveline 131.06 lekëve, nivel të cilin nuk e kishte kapur që prej dy vitesh.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithsesi, valutat vijojnë të qëndrojnë në nivelin më të lartë të afër dy viteve, pas rritjes së tyre gjatë dy javëve të fundit, që erdhi si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve ekonomike dhe të qytetarëve nga koronavirusi si dhe pezullimit të lëvizjeve të avionëve që shërbenin dhe për transferimin e valutës për bankat.

Ekspertët pohuan se rritja e shpejtë e valutave ishte artificiale, e ndikuar kryesisht nga pamundësia e bankave për të sjellë valutën në vend, por në momentin që kjo u zgjidh gjatë fundjavës, atëherë tregu erdhi drejt qetësimit.

Gjithsesi, pasiguria vijon të mbetet e lartë. Në agjencitë valutore diferenca në shit-blerje është e lartë, çka ndodh gjithnjë kur ka luhatje të mëdha në treg. Monitor

kk-2-prill-768x375

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull