Tragjedia në Tetovë, pesë prokurorë marrin në dorë hetimet, në prill u konfirmuan gabime në ndërtimin e spitalit

E Enjte, 09 September 2021 07:57

 

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në Tetovë, si pasojë e zjarrit që ka përshirë spitalin modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, të mërkurën (8 shtator) rreth orës 21:00.

 

Numri i viktimave mund të jetë më i lartë por deri më tani nuk mund të konfirmohet zyrtarisht.

 

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, 20 persona vdiqën nga zjarri. Midis tyre ishin pacientë dhe staf mjekësor.

 

Krahas viktimave ka edhe shumë të plagosur.

 

Çfarë deklaronte ministri Filipçe për spitalet prej plastike: Ky model është me të vërtetë i mirë
Kjo është një ditë shumë e trishtuar, deklaroi ministri i Shëndetësisë Filipçe përmes Twitterit.

Pritet një deklaratë zyrtare për të hedhur dritë mbi numrin e vërtetë të personave që humbën jetën nga zjarri dhe atë çfarë ndodhi aty.

Informacioni pritet nga një numër i madh i qytetarëve të cilët ankohen se nuk dinë asgjë për të dashurit e tyre, pacientët apo personelin mjekësor në klinikën e Tetovës.

Njerëzit të cilët u tronditën kur dëgjuan lajmin e tmerrshëm për të dashurit e tyre janë në shok.

“Mjekët po luftojnë për jetën e të plagosurve. I bëj apel mediave dhe qytetarëve që të mos spekulojnë me numrat. Ne do të ndajmë të gjitha informacionet e konfirmuara në kohën e duhur. Unë shpreh ngushëllimet e mia për familjet," tha Filipçe.

Zjarri është shuar, por bashkë me të janë shuar edhe shumë jetë njerëzish.

Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se pesë prokurorë, tre nga Tetova dhe dy nga Shkupi janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën deri te djegia e spitalit modular Kovid në Tetovë.

Për spitalin modular në Tetovë, në mesin e muajit prill ishte raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit, raportojnë mediat vendase.

Sipas një shkrimi në media, thuhej se firma e cila ka kryer punët ndërtimore duhej ti mënjanojë vërejtjet.

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...