Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas Neës24, në aksident janë përfshirë mjeti ‘Citroen’ me drejtues shtetasin Emirjan Doko, 30 vjeç me mjetin që drejtohej nga Luan Cenollari. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Cenollari, si dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç.
Paraprakisht bëhet e ditur se 30-vjeçari është futur në kryqëzim me semafor të kuq, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë.
Burimet policire shpjegosjnë se ai ka rezultuar se ka qenë i dehur në momentin kur po drejtonte mjetin, ndërsa nga kontrolli në makinë i është gjetur edhe një armë zjarri.
Arma e zjarrit tip pushkë është zbuluar në momentin e kontrollit të mjetit nga policia.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit