Sasia prej 500 kg drogë e kapur në Mal të Zi në kamionin me bimë medicinale mbetet “jetime”. Zbardhet dëshmia e shoferit dhe pronarit të ngarkesës

E Enjte, 20 Janar 2022 19:43

Drejtuesi i kamionit ku u kap sasia prej 500 kg drogë e llojit marijuanë në Malin e Zi ka deklaruar se nuk kishte dijeni mbi praninë e lëndës narkotike, e cila u nis nga Shqipëria dhe u kap nga Policia e Shtetit fqinj.


Kamioni ku është gjetur lënda narkotike ka udhëtuar përmes Shqipërisë dhe rezulton të jetë marrë me qira nga një fermer i bimëve medicinale nga Elbasani.

Automjeti ka kaluar nga Tirana në Elbasan ku është ngarkuar me bimë medicinale dhe më pas është nisur drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë.

Mirëpo në doganën e Hanit të Hotit gjatë kontrollit me skaner autoritetet malazeze gjetën brenda tij përveç ngarkesës së bimëve medicinale edhe një sasi prej 500 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Informacioni është bërë zyrtar nga Policia e Malit të Zi për Policinë shqiptare.

DËSHMIA

Ndërkohë shoferi i arrestuar, Pëllumb Çupi ka deklaruar se ai nuk ka pasur dijeni lidhur me drogën që ndodhej në kamion dhe se ka qenë thjeshtë në rolin e shoferit për të transportuar drejt Gjermanisë ngarkesën me bimët medicinale.

Policia vendore e Shkodrës ka marrë në pyetje edhe pronarin e bimëve medicinale në Elbasan, i cili edhe ai ka mohuar që të ketë lidhje me drogën e gjetur në kamion.

Pronari është shprehur duke thënë se ai thjeshtë ka ngarkuar në kamion bimët medicinal dhe se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur më pas apo se si është futur sasia e drogës prej 500 kilogramë brenda kamionit.

OPERACIONI

Sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës u bë mëngjesin e 15 janarit në dalje të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Oficerët e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi (UP) dhe Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave (UPC) konfiskuan sasinë prej 500 kilogramë marijuanë dhe 20 kilogramë hashash, ndërsa përfundoi në pranga 38- vjeçari shqiptar.

Sipas deklaratës së Policisë malazeze, në kamionin me targa shqiptare, mes mallrave të tjera (bimë medicinale) u gjetën marijuanë dhe drogë hashash. Kamioni i është afruar pikës kufitare natën e 14 janarit, kur një qen policie i trajnuar për të gjetur lëndë narkotike ka shënuar ngarkesën në fjalë.

“Në orët e hershme të mëngjesit, oficerët e Policisë dhe doganave kontrolluan ngarkesën dhe gjetën 80 thasë me marijuanë dhe hashash me një peshë totale rreth 520 kilogramë”, thuhet në deklaratë.

Kamioni me ngarkesën e deklaruar si bimë mjekësore po largohej nga Shqipëria dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke kaluar transit përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...