Ekspertët : Zjarri në komisariat ishte i qëllimshëm, dyshohet për një plan arratisje nga…

Diel, 27 Mars 2022 10:41

 

Grupi i hetuesve nga hetimet paraprake ka dalë në konkluzionin se zjarri i mbrëmjes së djeshme në komisariatin nr 5 në Kamëz ka qenë i qëllimshëm.

Sipas informacionve hetuesit kanë dalë në konkluzionin se burimi i zjarrit është në katin minus, të komisariatit nr.5, aty ku ndodhen edhe dhomat e paraburgimit të të shoqëruarve, pikërisht në dhomën e viktimës, Arben Micit, dhe 61-vjeçarit, Dilaver Idrizi.

Ndërkohë përveç grupit të ekspertëve të kriminalistikës dhe grupit të ekspertëve te zjarrfikesve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, hetimet kanë nisur edhe nga AMT. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) e cila pas ngjarjes dërgoi grup të posaçëm hetimor për rastin, ka mbledhur dëshmitë e para të efektivëve që ishin në shërbim.

 

 

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se janë marrë në pyetje disa policë të komisariatit nr 5, për procedurat dhe standardet që janë ndjekur ndaj dy të ndaluarve, dhe nese është mbajtur apo jo një protokoll i rregullt nga ana e tyre.

 

Pistat ku janë përqëndruar hetimet janë shtrirë në disa drejtime, ku përvec venies së zjarrit për vetflijim, një tjetër pistë kryesore është edhe ajo e tentativës së arratisjes nga dy të ndaluarit pasi ditën e djeshme ata u lanë ne burg nga gjykata për veprat që ishin ndaluar.

Ndërkohë per hetuesit dëshmia e efektivit Hajredin Boja do jetë kyçe për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë që nuk ka një version zyrtar se kush nga dy të ndaluarit ka ndezur zjarrin, viktima apo autori. Të dy këta persona njiheshin si problematikë në zonë.

Mici ishte arrestuar disa herë për akuzën e dhunës në familje, pasi e dhunonte sistematikisht nënën e tij. Ndërsa dilaver Idrizi akuzohet për vrasje. Ai dyshohet se pasi e ka dhunuar bashkëjetuesen e tij e ka shtyrë nga ballkoni i katit të tretë dhe duke e paraqitur ngjarjen si aksidentale.

Por më pas në bazë të hetimeve prokuroria doli në përfundim se 62-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkejtueses dhe e ka hedhur nga ballkoni.

Hetuesve u erdhi në ndihmë vajza e viktimës e cila ka dëshmaur se Idrizi e dhunonte shpesh mamanë e saj. Çifti kishin konflikte të vazhdueshme pasi 62-vjeçari ishte xheloz

Modifikuar më Diel, 27 Mars 2022 18:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...