Ditët e fundit hackerat kanë vënë në shenjestër hotelet në Sarandë dhe Ksamil, duke vjedhur të dhënat e kartave të kreditit dhe zbrazur llogaritë bankare.
Kasim Cule shpjegon se hackerat, pasi kanë gjetur shënjestrën e tyre nëpërmjet Booking, dërgojnë me e-mail dhe linqe në aplikacionet e rezervimeve.
Disa nga e-mail dhe mesazheve të dërguara:
Kasim Cule këshillon ndaj pronarëve, menaxherëve të sistemeve dhe recepsionistëve që në çdo rast që shikojnë një email të tillë, të mos klikojnë linkun ose folderin e dërguar, pasi menjëherë pas klikimit ju keni dorëzuar te hackerat të gjitha të dhënat e sistemit që kanë të bëjnë me kartat e kreditit, kompjuteri juaj do të bllokohet dhe hackerat kanë gjithë kohën e nevojshme për zbrazjen e llogarive bankare.