Nga Frank Gardner, BBC
Burimet të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se agjencia ruse e inteligjencës së brendshme FSB (pasardhësit e KGB-së) janë ata që me shumë gjasa kanë shënjestruar avionin e Yevgeny Prigozhin.
Ata janë plotësisht besnikë ndaj Vladimir Putinit dhe gjithashtu drejtojnë forcën kufitare.
Pikëpamja tani është se kjo ndoshta forcon pozicionin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov, të cilët Prigozhini i urrente dhe i kritikonte publikisht.
Kjo nga ana tjetër është diçka e mirë për Ukrainën, pasi ata të dy konsiderohen të paaftë.