Fëmijë të masakruar në Kfar Aza, gjenerali izraelit: Po bëhen vrasje në mënyrën e ISIS-it

E mërkurë, 11 October 2023 21:35
Detaje tmerruese po dalin në dritë rreth fatit të komuniteteve që jetojnë në kufi, vetëm disa ditë pasi Hamasi nisi të sulmonte Izraelin.
 

Kfar Aza është një prej disa enklavave të vogla bujqësore kibbutzim që mbajti pjesën më të madhe të sulmit tokësor të Hamas-it të shtunën.

Forcat izraelite të Mbrojtjes morën një ekip të CNN dhe media të tjera ndërkombëtare në zonën ku u bë pjesa më e madhe e sulmit, teksa shkonin nëpër banesa për të mbledhur trupat e pajetë.

Siç raporton CNN duke cituar IDF, mes të vrarëve në Kfar Aza kishte dhe fëmijë, gra dhe të moshuar.
 

“Nuk kam parë kurrë gjatë karrierës sime diçka të tillë, asnjëherë në 40 vite shërbim nuk e kam imagjinuar diçka të tillë”, deklaroi Gjeneral Major Itai Veruv për CNN.

Deklaratat, Veruv i bëri vetëm disa orë pasi trupat izraelitë shpëtuan kibbutz-ët e Kfar Aza-s nga militantët e Hamasit.

Ai shtoi se ushtarët e tij kaluan 48 orë duke luftuar teksa “valë të tëra terroristësh” vërshonin në rrugë dhe nëpër komunitetet fqinje.

IDF tha për CNN se civilët janë “therur brutalisht në mënyrën  e ISIS-it.”

“Pashë qindra terroristë me armaturë të plotë, me pajisje të plota, me të gjitha pajisjet dhe të gjithë aftësinë për të bërë një masakër, të shkonin nga apartamenti në apartament, nga dhoma në dhomë dhe të vrisnin foshnja, nëna, baballarë në dhomat e tyre të gjumit,” shtoi Veruv.

Të paktën 1200 persona kanë humbur jetën në Izrael që nga nisja e konfliktit, sipas shifrave të bëra publike nga IDF.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...