Emigrimi i paligjshëm drejt Greqisë në shifra alarmante

Premte, 20 Prill 2018 14:24

Autoritetet kufitare shqiptare po procedojnë në Prokuroritë e rretheve kufitare kalimin e paligjshëm të kufirit nga të rinjtë shqiptarë, por pa mundur të ulin emigrimin e paligjshëm drejt Greqisë. Shumica e rasteve të bllokuara në kufirin shqiptar gjatë vitit 2017 janë paraqitur në gjykatë dhe personat kanë marrë në pjesën dërrmuese dënimin me gjobë.

Kodi Penal shqiptar parashikon gjobitjen e personave që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin deri në dy vjet burg, por gjykatat shqiptare nuk kanë aplikuar asnjëherë vitin e fundit dënimin me burgim. Të dhënat zyrtare në tre gjykata të zonave kufitare të Shqipërisë me Greqinë, Gjirokastër, Korçë dhe Sarandë flasin se gjatë vitit 2017 u shënuan 100 procese gjyqësore “për kalim të paligjshëm të kufirit” ku pjesa më e madhe e të cilave i përket rasteve në zonën juglindore të Korçës.

Gjobat e dhëna nga gjykata në shumë prej rasteve e kalojnë mundësinë e emigrantëve t`i paguajnë ato. Shumica e tyre janë të papunë dhe nga dëshmitë në gjykata kjo i detyron për të emigruar në mënyrë të paligjshme drej territorit grek.

Emigrim i lartë drejt Greqisë, policia greke publikon të dhënat

Tre rrethet kufitare Korcë, Gjirokastër dhe Sarandë njohin numrin më të lartë të bllokimit të emigranetëve si në anën shqiptare, por edhe në anën greke. Të dhënat e Raportit të Policisë Greke për vitin 2017 të publikuar këtë javë flasin se në kufirin greko - shqiptar u bllokuan 7.352 shtetas shqiptarë nga 5.915 që ishin bllokuar në vitin 2016.

Sipas raportit, numri i shqiptarëve të paligjshëm të bllokuar në gjithë territorin grek përgjatë vitit 2017 ishte 13, 281 persona dhe vinte pas numrit të emigranetëve sirianë që përbënin rreth 16,500 persona. Riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar kryhet mbi bazë të një marrëveshje mes policive të të dy vendeve, por në mjaft raste qytetarët shqiptarë qëndrojnë me ditë në qelitë greke të paraburgimit. Një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë marrin edhe masa ndëshkuese nga gjykatat greke sic janë burgime afatshkurtra që konvertohen me pagesë, gjoba, apo bllokim të së drejtës me vite për të hyrë në Greqi apo në një vend të bashkimit Europian.

Sipas raportit të policisë greke, rreth 6.500 masa të tilla u ndërmorën ndaj qytetarëve shqiptarë të bllokuar pa dokumente të rregullta qëndrimi në Greqi gjatë vitit 2017. Sipas statistikave policore greke numri më i lartë i shqiptarëve që synojnë të kalojnë drejt Greqisë pa dokumente shënohet në periudhat e punësimit sezonal. Maji, qershori dhe korriku, janë muajt e favorshëm për punësim në sezonin turistik, ndërsa tetori dhe nëntori shihen si periudhë e favorshme për punët dimërore, sidomos në vjeljen e agrumeve./zeriiamerikes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...