Një banesë është shkrumbuar nga flakët në Fan të Mirditës, duke lënë në qiell të hapur një 75-vjeçar të ve, që jetonte i vetëm. Pjetër Preçi sapo i kishte kthyer shpinën shtëpisë së tij, kur pa se banesa e tij e rrënuar ku fuste kokën, u pushtua nga flakët. Mes dimrit të ashpër në zona të thella si ajo e Fanit, i moshuari mbetet në qiell të hapur.
Syri tv
Shkak dyshohet të ketë qenë një sobë zjarri e amortizuar që e përdorte për ngrohje e gatime. Zjarrfikësja e Mirditës u nis me reshjeve të dëborës për ti ardhur në ndihmë Pjetër Preçit, teksa u sinjalizuan nga banorët e fshatit Konaj. Por asgjë s’kishte mbetur prej saj, duke e lënë të moshuarin jo vetëm pa çatinë e tij mbi kokë, por edhe pa ato pak orendi e sende personale. Aktualisht ai është zhvendosur tek të afërmit që ndodhen në Mamurras në pritje për tu ndihmuar nga autoritetet.