Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore

Hënë, 24 June 2024 11:10
 

Të dhënat e UNICIF për varfërinë ushqimore të fëmijëve në Shqipëri janë alarmante.

Botimi i fundit “Varfëria ushqimore në fëmijërinë e hershme” tregon se Shqipëria ka 18% të fëmijëve poshtë 5 vjeç të privuar rëndë nga dieta ushqimore dhe 29% e fëmijëve janë në varfëri të moderuar (Total 47%). 

 

UNICEF kategorizon si privim të rëndë ushqimor fëmijët që ushqehen me dy ose me pak lloje ushqimesh në ditë, ndërsa me varfëri të moderuar ato që ushqehen me më pak se 4 lloje ushqimesh.

Krahasimi global i UNICEF tregon se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të fëmijëve që jetojnë në varfëri në Europë dhe Azinë Qendrore, pas Taxhikistanit.

Në renditjen globale, Shqipëria pozicionohet shumë keq me varfërinë e fëmijëve, duke lënë pas edhe vende që kanë kaluar luftëra si Iraku dhe vende afrikane si Kenia, Çadi, Ruanda etj.

UNICEF vlerëson se varfëria ushqimore dëmton të gjithë fëmijët, por është veçanërisht e dëmshme në fëmijërinë e hershme, kur ushqimi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë dëme  si në rritjen fizike dhe në aftësitë e zhvillimit mendor. Pasojat mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Fëmijët e privuar nga ushqimi i mirë nën moshën 5 vjeç mësojnë më pak në shkollë dhe kanë kapacitete më të ulëta të produktivitetit në moshën madhore, duke i futur ata dhe familjet e tyre në një cikël varfërie të vazhdueshme.

UNICEF sqaroi se baza e të dhënave për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël u krijua nga sondazhet e kryera në 137 vende dhe territore dhe përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të gjithë fëmijëve në rang global.

Renditjen më të mirë në vendet në zhvillim dhe të varfra e kishin Bjellorusia dhe Serbia, të cilat kishin vetëm 1 dhe 2% secila të fëmijëve në privim të rëndë ushqimor.

Varfëria ushqimore e fëmijëve matet duke përdorur dietën e UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Për të përmbushur diversitetin minimal të dietës për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, fëmijët duhet të konsumojnë pesë nga tetë grupet e përcaktuara ushqimore.

Mes fëmijëve që jetojnë në varfëri të rëndë ushqimore, katër në pesë fëmije ushqehen vetëm me qumësht gjiri dhe/ose produkte qumështi dhe/ose një lëndë bazë niseshteje, si orizi, misri ose gruri.

Më pak se 10% ushqehen me fruta dhe perime dhe më pak se 5% ushqehen me vezë, ose mish, shpendë dhe peshku. Ndërkohë, ushqimet dhe pijet jo të shëndetshme konsumohen në përqindje alarmante të  fëmijëve që jetojnë në varfërinë e rëndë të ushqimore.

Analiza e UNICEF identifikon si shtytës kryesor të sëmundjeve të rënda varfërinë ushqimore të fëmijëve. Varfëria e rëndë ushqimore e fëmijëve shkaktohet nga mjediset e varfra dhe praktikat e këqija të të ushqyerit.

Image

 
 
Modifikuar më Hënë, 24 June 2024 11:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...