Detaje nga masakra në Shkodër/ Ja kush janë viktimat

E mërkurë, 30 October 2024 19:13
 

Detaje të reja kanë dalë nga masakra e Dobraçit, që tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e  kësaj të mërkure.

Për shkak të të shtënave me armë zjarri në zonë e ‘ 5 Heronjve’ viktima kanë mbetur Hamza Lici dhe është plagosur rëndë Arlind Bushati, të cilët po udhëtonin me makinë, në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov nga një automjet në lëvizje. 

Si pasojë e atentatit me armë zjarri, makina e cila drejtohej nga Hamza Lici ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një çift i cili udhëtonte me motor, ku viktimë ka mbetur gruaja si dhe bashkëshorti i saj është plagosur rëndë.

Sipas burimeve bëhet me dije se policia po sekuestron pamjet e sigurisë. Ndërkohë që bëhet me dije se automjeti është ndjekur për disa metra dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gëzhojat janë përhapur kudo përgjatë aksit rrugor Shkodër- Han i Hotit, në afërsi te Dobraçit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij atentati të rëndë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...